Ndërlidhjet

logo-print

Hetohen vdekjet e fëmijëve në Kamboxha


Logo e OBSH-së

Logo e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se zyrtarët e shëndetësisë në Kamboxha janë duke kërkuar shkakun e një sëmundjeje misterioze si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen më shumë se 60 fëmijë brenda tre muajve të kaluar.

Zëdhëdësja e OBSH-së, Alfanuk Batiasevi, tha se një “sindrom i padiagnostifikuar” ka vrarë 61 nga 62 fëmijët që janë dërguar për në spital që nga muaji prill, por se nuk ka ndonjë indikacion për bartjen e sëmundjes nga personi në person.

Ajo tha se punëtorët e sektorit të shëndetësisë janë duke bërë përpjekje që të përcaktojnë se a kanë rastet në fjalë një emërues të përbashkët apo se bëhet fjalë për lloje të ndryshme të sëmundjeve.

Fëmijët ishin më pak se 10 vjeçarë, ndërsa sindromet e para që u paraqitën tek ata ishin ngritja e temperaturës trupore pasuar nga simptomat neurologjike dhe një varg problemesh respiratorike.

Numri më i madh i rasteve u paraqit në jug të Kamboxhës.
XS
SM
MD
LG