Ndërlidhjet

Rrjedh klori-hospitalizohen 73 gjeorgjianë


Viktimat e hospitalizuara në Gjeorgji
Viktimat e hospitalizuara në Gjeorgji
Ministria e shëndetësisë në Gjeorgji bëri të ditur se janë hospitalizuar 73 njerëz gjatë së mërkurës pas rrjedhjes së klorit në një kompani të distribucionit të ujit.

Përhapja e klorit thuhet se u shkaktua nga mosfunksionimi i një tape të një tanku që përmbante klor në një ndërtesë në periferi të Tbilisit.

Zyrtarët thanë se afro gjysma e atyre që janë dërguar në spital po kalonin me autobus në zonën ku ka ndodhur përhapja e klorit.

Në mesin e të hospitalizuarve ishin 20 fëmijë.

Një pacient 18 vjeçar që vuan ta astma është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri i ambientit të Gjeorgjisë, Goga Kaqizde, tha se rrjedhja e klorit nuk paraqet më ndonjë kërcënim.
XS
SM
MD
LG