Ndërlidhjet

logo-print

Faktori njeri-përgjegjës për katastrofën në Japoni


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Katastrofa bërthamore e vitit të kaluar në Japoni ishte “qartazi e shkaktuar nga njeriu”, bëri të ditur komisioni i cili kreu një hetim të pavarur për këtë çështje, ndërsa kritikoi ashpër qeverinë dhe uzinën bërthamore Tokio Electric Power Co. (TEPCO)

Agjencia e lajmeve DPA citon anëtarë të komisionit të kenë thënë se katastrofa më e madhe bërthamore që nga Çernobili 1986 “ishte rezultat i përplasjes ndërmjet qeverisë, rregullatorëve, TEPCO-s dhe mungesës së qeverisjes nga palët në fjalë”.

“Ata kanë tradhtuar efektshëm të drejtën e kombit për të qenë i sigurt ndaj aksidenteve bërthamore”, vlerësoi komisioni për të theksuar se “Rrjedhimisht, konkludojmë se aksidenti ishte i shkaktuar nga faktori njeri”.
XS
SM
MD
LG