Ndërlidhjet

Pakistani lejon kalimin e tankeve furnizuese


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Tanket e para furnizuese të NATO-s kanë kaluar përmes Pakistanit në Afganistan pas shtatë muajve që kur ishin mbyllur rrugët.

Ngjarja pasoi bisedimet intensive ndërmjet zyrtarëve pakistanez dhe atyre amerikanë.

Kryeministri i Pakistanit, Raxha Pervez Ashraf tha, ditë më parë, se vazhdimi i bllokadës shtatë-mujore mbi furnizimet e NATO-s në Afganistan ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera anëtare të NATO-s.

Rrugët për furnizimin e NATO-s në Afganistan ishin mbyllur nga Pakistani që nga nëntori i vitit 2011, kur një sulm ajror i NATO-s vrau 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG