Ndërlidhjet

Përdorin vrimën ligjore për gjuetinë e balenave


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Koreja Jugore njoftoi se do të nis vrasjen e balenave duke përdorur, në këtë mënyrë, një vrimë ligjore rreth vrasjes së balenave për qëllime shkencore.

Gjatë bisedimeve të Komisionit Ndërkombëtar të Gjuetisë së Balenave në Panama, delegatët e Koresë Jugore thanë se do t’ia dorëzonin planet për gjuetinë e balenave një komiteti shkencor të këtij mekanizmi ndërkombëtar, por se nuk kërkonin miratimin e shteteve të tjera.

Sipas planeve në fjalë, gjuetia e balenave do të bëhej afër bregdetit korean.

Megjithatë, mbetet e paqartë se për sa balena bëhet fjalë në kërkimet shkencore të Koresë Jugore.
XS
SM
MD
LG