Ndërlidhjet

Parlamenti rumun vendos për fatin e Baseskut


Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku
Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku
Mazhoranca qeverisëse në Rumani do të hapë precdurat për suspendimin e presidentit, Trajan Basesku.

Ligjvënësit e tri partive të Bashkimit Liberalo-Social kanë kërkuar një seancë të veçantë të enjtën dhe të premtën për të debatuar vendosjen para gjyqit të presidentit.

Kabineti i kryeministrit të së majtës, Viktor Ponta, ka lëshuar tashmë një dekret për t’ia pamundësuar Gjykatës Kushtetuese të marrë vendos mbi vendimet parlamentare duke ia hapur rrugën mazhorancës qeverisëse që për këtë ta akuzojë presidentin Basesku.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimet e thella për sulmet mbi demokracinë rumune.

Në rast të miratimit nga parlamenti, nxjerja para gjyqit e Baseskut duhet të votohet në një referendum brenda 30 ditëve.

Në maj të vitit 2007 ish-komunistët social-demokratë të Pontas patën sukses në suspendimin e Baseskut, por ky i fundit u kthye në pushtet pas një referendumi që dukshëm mbështeti atë.
XS
SM
MD
LG