Ndërlidhjet

logo-print

Nga shpërthimi i bombolës me gaz-vriten afro 10 afganë


Të lënduarit nga shpërthimi trajtohen në spital

Të lënduarit nga shpërthimi trajtohen në spital

Zyrtarët afganë thonë se si pasojë e shpërthimit në një rezervar të gazit të lëngshëm në Kabul janë vrarë tetë njerëz.

Dhjetëra bombola të gazit thuhet se kanë shpërthyer, ndërsa zjarri është shpërndarë gjithandej ndërtesës ku gjendeshin bombolat.

Më shumë se 60 njerëz kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Ministria e brendshme e përjashtoi mundësinë që ky të ketë qenë sulm terrorist.

Të martën, ndërkaq, një treg zuri flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi duke i lënë të vdekur tre njerëz e më shumë se 30 të lënduar.
XS
SM
MD
LG