Ndërlidhjet

Testin e maturës e kalojnë 52.9 për qind e maturantëve


Ilustrim
Ilustrim
Nga 32 mijë e 406 maturantë që i janë nënshtruar provimit të maturës në Kosovë, prej tyre me sukses e kanë kaluar testin 17 mijë 145 maturantë, ose 52.9 për qind, konfirmojmë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Me këto rezultate nuk pajtohen njohës të çështjeve të arsimit. Ata thonë se ka pasur shumë parregullsi gjatë mbajtjes së provimit të maturës dhe se nuk është rezultat real.

Zëvendësministri i MASHT-it, Nehat Mustafa, në një konferencë për media ka theksuar se janë të kënaqur me rezultatet e arritura nga nxënësit.

Rezultatet janë më të mira krahasuar me vitin e kaluar. Testit i janë nënshtruar 32 mijë e 406 maturantë dhe rezultatet janë më të mira se sa në vitin e kaluar, pasi që prej nga 32 mijë 406 maturantëve, kanë kaluar me sukses provimin e maturës 17 mijë 145 maturantë, ose kthyer në përqindje 52.9 për qind. Këto janë rezultate që i ka përpunuar njësia për standarde për vlerësim dhe monitorim”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, ekspertët e arsimit në Kosovë, vlerësojnë se përqindja prej 52. 9 për qind e maturantëve që kanë kaluar testin e maturës, nuk është një përqindje e mirë që do të duhej të kënaqet Ministria e Arsimit.

Ekspert i arsimi Jonuz Salihaj, vlerësoi se kjo përqindje është joreale.

Me këtë përqindje, 52.9 për qind, nuk është ndonjë rezultat që do të duhej të mburrej Ministria e Arsimit. Ka pasur vonesa, ka pasur shumë parregullsi dhe ky rezultat edhe pse është pozitiv nuk, është real. Ka pasur telefona mobil, ka pasur mjete që nuk lejohen në teste, ka pasur dalje jashtë, ka pasur parregullsi në qendrat e testimit, në Mitrovicë, në Drenas, dhe askush nuk ka marrë masa”, u shpreh Salihu.

Në mbajtjen e provimit të maturës kanë qenë të angazhuar 900 komisione, 2 mijë e 600 administrues, të cilët drejtpërdrejt janë marrë me administrimin, si dhe së rreth 300 monitorues nga Universiteti i Prishtinës.

Eksperti i ekonomisë, Jonuz Salhaj, thotë se duhet marrë masa konkrete pasi që këto parregullsi po i dëmtojnë nxënësit e mirë.

Në të vërtetë jam i shqetësuar me këto rezultate, pasi që ky rezultat është i fryrë edhe pse duket pozitiv, dhe për këtë sistemi i arsimit nuk është duke shkuar si duhet dhe unë mendojë nëse nuk menaxhohet më mirë, ky proces duhet të pezullohet pasi që më së shumti po pësojnë nxënësit e mirë”, tha ai.

Ndërkohë, sipas zëvendësministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, suksesi i rritjes së këtij rezultatit nga viti i kaluar, ka të bëjë më ndarjen e provimit të maturës në dy pjesë dhe pakësimi i lëndëve në testin e maturës.

Ne absolut nuk themi që është eliminuar komplet kopjimi. Por deklarojë me përgjegjësinë më të madhe që është eliminuar në masë të madhe”, bëri të ditur Mustafa.

Në vitin e kaluar testin e maturës e kishin kaluar vetëm 42 për qind e maturantëve.
XS
SM
MD
LG