Ndërlidhjet

Ukrainasit protestojnë kundër ligjit për gjuhën




Qindra mbështetës të opozitës në Ukrainë u mblodhën në Kiev për të protestuar kundër një ligji, i cili rrit statusin zyrtar të gjuhës ruse në këtë shtet.

Mazhoranca e Partisë së Regjioneve e kishte shtyrë përpara miratimin e këtij ligji të martën, duke shkaktuar një valë të pakënaqësive në mesin e deputetëve.

Kryetari i parlamentit, Vollodimir Litvin, ofroi dorëheqjen pas zhvillimeve që pasuan miratimin e ligjit.

Por, për të hyrë në fuqi, ligji duhet të nënshkruhet nga presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq.(e.p.)
XS
SM
MD
LG