Ndërlidhjet

Lavrov: Rusia nuk ka plane për t’i ofruar azil Asadit


Sergei Lavrov dhe Guido Vestervelle në një takim të tyre të mëparshëm

Sergei Lavrov dhe Guido Vestervelle në një takim të tyre të mëparshëm

Rusia përsëri i ka hedhur poshtë sugjerimet se po planifikonte për t’i ofruar azil politik, presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Për këtë çështje sot është shprehur ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, në Moskë.

“Kolegët tanë gjermanë thanë se ata mendonin se do të ishte mirë që Rusia t’i siguronte azil Bashar al-Asadit. Ne këtë e kuptuam si shaka dhe jemi përgjigjur me shahka: pse ju gjermanët nuk e merrni zotin Asad, nëse ai dëlhrion të shkoj dikund”, tha Sergei Lavrov.

Më herët Rusia e kishte hedhur poshtë idenë e mikrpirtjes së liderit sirian, ndërsa zyrtarët kanë refuzuar të thonë nëse për këtë çështje perëndimi i ishte qasur Moskës.
XS
SM
MD
LG