Ndërlidhjet

Qipro: Kryeson BE-në, kërkon ndihmë edhe nga Rusia


Flaumri qipriot dhe ai i BE-së

Flaumri qipriot dhe ai i BE-së

Presidenti i Qipros, Dimitris Kristofias, sot e ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij, që të kërkoj ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Rusia.

Ai tha se nuk është “mëkat” që në mënyrë simultane të kërkoj ndihmë nga BE-ja dhe kredi nga Rusia, pasi vendi ka të drejtë të kërkoj ndihmë nga të gjithë aleatët e vet.

Kristofias ishte shkolluar në Moskë dhe është i vetmi komunist në postin e shefit të shtetit ose të qeverisë në Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar, Qiproja e mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropan.

Poashtu, para pak ditësh, Qiproja, që e përdorë euron, u bë vendi i pestë në BE që kërkoi pako ndihmëse financiare me qëllim që ta rikapitalizoj sistemin e vet bankar të rrezikuar.
XS
SM
MD
LG