Ndërlidhjet

Serbi: 2.9 milionë dollarë për Jeremiqin në OKB


Pamje e Beogradit

Pamje e Beogradit

Qeveria e Serbisë i ka lejuar 2.9 milionë dollarë për shpenzimet e kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2012, me propozim të ministrisë së jashtme të Serbisë, ka njoftuar sot qeveria e Serbisë.

Vendimi i qeverisë, me të cilin u lejuan mjetet, e bartë datën 24 maj, pra 15 ditë para zgjedhjes së ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, për kryesues të Asamblesë së 67-të të OKB-së.

Sipas mediave serbe, kryeministrit të Serbisë në largim, Mirko Cvetkoviq, i ishte paraqitur parallogaria sipas së cilës, Serbisë, një vit i kryesisë së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do t’i kushtonte 7.5 milionë euro.

Shpenzimet e zyrës së Jeremiqit gjatë kryesisë në OKB-së kanë shkaktuar polemika të ashpra brenda vetë partisë së tij.
XS
SM
MD
LG