Ndërlidhjet

Kodi Penal pastrohet nga nenet 37, 38 dhe 39


Ilustrim
Ilustrim
Kuvendi i Kosovës ka vendosur përfundimisht t’i heqë nga Kodi Penal nenet 37, 38 dhe atë 39, që kanë të bëjnë me penalizimin e mediave dhe gazetarëve.

Ndryshimet në Kodin Penal u vunë në rend dite me shumicë votash duke iu shmangur procedurave të rregullta. Për dallim nga seanca kur PDK-ja nuk kishte lejuar heqjen e këtyre neneve, kësaj radhe ishte pikërisht kjo parti politike ajo që inicioi ndryshimin e Kodit Penal, ende pa hyrë në fuqi.

Ndonëse vendimi ishte në parim, me votimin e dytë që pritet në seancën e radhës, do të shënohet hera e parë që Kuvendi i Kosovës ndryshon një Ligj apo Kod ende pa hyrë në fuqi.

Për heqjen e neneve 37, 38 dhe 39 nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, votuan 59 deputetë, asnjë nuk ishte kundër dhe 2 abstenuan.

Ndryshimet në Kodin Penal i patën kërkuar vetë gazetarët dhe Acociacioni i Gazetarëve Profesionistë, presidentja dhe kryeministri i Kosovës, si dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë.

Miratimi i këtij kodi pa heqjen e neneve problematike ishte përcjellë edhe me dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Tani mbetet të shihet nëse Kuçi do të rikthehet në Qeveri marrë parasysh se kryeministri Thaçi ende nuk e ka aprovuar dorëheqjen e tij.
XS
SM
MD
LG