Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Gjatë turneut evropian, Gordon viziton edhe Kosovën


Filip Gordon

Filip Gordon

Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike, Filip Gordon, prej sot e deri më 12 korrik do të udhëtoj në Francë, Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Qipro, ka njoftuar Departamenti amerikan i shtetit.

Në Prishtinë, zoti Gordon do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë për ta uruar Kosovën për përfundimin e planifikuar të mbikëqyrjes së pavarësisë këtë shtator dhe për të vazhduar inkurajimin e liderëve të Kosovës për të punuar në integrimet evropiane.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, poashtu, do ta vizitoj edhe pjesën veriore të Kosovës, me ç’rast do të takohet me zyrtarët e Forcës së Kosovës, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, dhe ata të misionit për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, EULEKS.

Ndihmës sekretari Filip Gordon, gjatë qëndrimit në Beograd, do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e qeverisë së re të përkushtuar për të punuar drejt së ardhmes evropiane të Serbisë, veçanërisht sa i përketë stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me Kosovën, njofton Departamenti amerikan i shtetit.
XS
SM
MD
LG