Ndërlidhjet

Paris: Takim i Grupit Miqtë e Sirisë


Pamje e Parisit

Pamje e Parisit

Zyrtarët nga vendet perëndimore dhe shtetet arabe, që synojnë largimin nga pushteti të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, takohen sot në Paris, në samitin e tretë të Grupit Miqtë e Sirisë.

Ministri i jashtëm francez, Loran Fabius, tha se bisedimet do të fokusohen në hapat konkretë për ta ndihmuar popullin e Sirisë, përfshirë edhe furnizimin e opozitës me teknologji të komunikimit.

Zoti Fabius tha se marrin pjesë afro 100 përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Në takim merr pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila pritet të kërkoj sanksione më të ashpra ndërkombëtare kundër presidentit Asad, dhe qarkut të tij të brendshëm.

Rusia dhe Kina, që deri tash e kanë bllokuar shumicën e aksioneve kundër Asadit, nuk do të jenë të pranishme në takimin e Parisit.

Në vigjile të mbledhjes në Paris, organizata Amnesty International, ka bërë thirrje për embargo të armatimit ndaj qeverisë së Sirisë dhe për kujdes gjatë armatimit të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG