Ndërlidhjet

OKB: Dita e parë e bisedimeve për armatim – me probleme


Personat në thasë të rrejshëm për trup protestojnë para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara

Personat në thasë të rrejshëm për trup protestojnë para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara

Dita e parë e plotë e bisedimeve për marrëveshje obliguese për rregullimin e tregtisë globale të armatimit e Kombeve të Bashkuara, përfundoi me një hezitim që të pranohet bile orari i punës për ditën e sotme.

Kjo tregon se këto do të jenë negociata tejet të vështira.

Dokumenti, që mund të jetë marrëveshja e parë obliguese për tregti të armatimit, duhet të miratohet me konsensus nga vendet anëtare të OKB-së.

Bisedimet, që parashihen të zgjasin një muaj, është dashur të nisin në fillim të kësaj jave, por ato ishin shtyrë një ditë për shkak të kontestit nëse delegacioni i palestinezëve dhe ai i Vatikanit duhet të lejohen të votojnë për këtë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG