Ndërlidhjet

SHBA: Zjarret në Kolorado nën kontroll


Pamje nga Kolorado Springsi, që ishte përfshirë nga zjarri
Pamje nga Kolorado Springsi, që ishte përfshirë nga zjarri
Zjarret që kanë shkatërruar pjesë të shtetit perëndimor amerikan, Kolorado, tash janë në masë të madhe nën kontroll.

Zjarrfikësit thonë se zjarret rreth Kolorado Springsit ishin frenuar në masën 90%.

Zjarret i shkatërruan 350 shtëpi në Kolorado Springs, ndërsa afro 32 mijë banorë ishin detyruar të largohen nga flaka e fortë e mbështetur nga erërat e fuqishme dhe temperaturat tejet të larta.

Presidenti Barak Obama, javën e kaluar, pat shpallur katastrofë federale dhe e ka vizituar rajonin e përfshirë nga zjarret.
XS
SM
MD
LG