Ndërlidhjet

OSBE: Qeveritë të mos e bllokojnë Internetin


Dunja MIjatoviq

Dunja MIjatoviq

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë mbrëmë thirrje qeverive që të mos e bllokojnë Internetin.

Duke folur në një konferencë në Ashgabat të Turkmenisë, përfaqësuesja e OSBE-së për liri të mediave, Dunja Mijatoviq, tha se Interneti”duhet të jetë një forum i hapur dhe publik për liri të shprehjes”.

Ajo, poashtu, tha se “nëse autoritetet janë të shqetësuara për sigurinë e shtetasve të tyre, ata duhet t’i përparojnë njohuritë për Internet dhe modelet vetërregulluese dhe nuk duhet ta përdorin bllokimin si mjet për qeverisjen e Internetit”.
XS
SM
MD
LG