Ndërlidhjet

Holland: Bashar al-Asadi duhet të largohet


Fransua Holland
Fransua Holland
Presidenti i Francës, Fransua Holland, ka kërkuar sanksione më të ashpra kundër regjimit të Sirisë dhe tha se presidenti i këtij vendi, Bashar al-Asad, “duhet të shkoj”.

Duke folur në takimin “Miqtë e Sirisë”, që sot ka filluar në Paris, zoti Holland tha se konflikti në Siri është shndërruar në “kërcënim për paqen ndërkombëtare”.

Lideri francez ka kërkuar rritjen e ndihmës humanitare për Sirinë dhe mbështetje më të madhe për opozitën e saj, përfshirë edhe furnizimin e kryengritësve me pajisje për komunikime.

Në këtë takim marrin pjesë afro 100 përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfshirë edhe sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Rusia dhe Kina, që e kanë bllokuar shumicën e aksioneve kundër Sirisë, nuk janë të pranishme në konferencën e Parisit.
XS
SM
MD
LG