Ndërlidhjet

Kinë: Arrestohen 802 vetë të dyshuar për trafikim të fëmijëve


Pamje Murit të Madh në Kinë
Pamje Murit të Madh në Kinë
Autoritetet në Kinë i kanë arrestuar 802 vetë të dyshuar për trafikim të fëmijëve.

Ministria për sigurinë publike e Kinës ka njoftuar se policia i ka shpëtuar 181 fëmijë në një operacion madhor në 15 provinca kineze.

Kjo ministri theksoi se me operacion u shkatërruan dy unaza të trafikimit dhe se liderët e këtyre grupeve janë arrestuar.

Trafikimi me fëmijë është problem i madh në Kinë, ku politika strikte për një fëmijë, ka ndikuar në zhvillimin e tregut të fëmijëve.
XS
SM
MD
LG