Ndërlidhjet

Paris: Perëndimi kërkon sanksione të ashpra ndaj Asadit


Pamje e Parisit
Pamje e Parisit
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, kanë kërkuar sanksione më të ashpra kundër regjimit të Sirisë dhe e kanë kritikuar Rusinë dhe Kinën, për pengimin e përpjekjeve për ta përfunduar konfliktin në Siri.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, kërkoi sot në Paris, në mbledhjen Miqtë e Sirisë, një rezolutë të Kombeve të Bashkuara për tranzicion politik në Siri, të mbështetur nga sanksionet kundër presidentit, Bashar al-Asad, dhe qarkut të tij të brendshëm.

Ajo poashtu theksoi se Rusia dhe Kina duhet të “paguajnë çmim” për bllokimin e aksioneve kundër Asadit.

Në Konferencën Miqtë e Sirisë në Paris po marrin pjesë përfaqësuesit e më se 100 vendeve dhe disa personalitete opozitare të Sirisë.

Rusia dhe Kina e kanë bojkotuar këtë takim.

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg, i përsëriti qëndirmet e zonjës Klinton, duke thënë se vendet që nuk imponojnë sanksione kundër qeverisë së Asadit, efektivisht lejojnë që vrasjet të vazhdojnë.

Presidenti i Francës, Fransua Holland, theksoi se Asadi “duhet të shkoj”.
XS
SM
MD
LG