Ndërlidhjet

Amnesty International kërkon veprime urgjente në Siri

  • RFE /RL

Një demonstrues në Siri

Një demonstrues në Siri

Miqtë e Sirisë duhet të përdorin ndikimin e tyre për të ndalur ciklin e represionit dhe të dhunës

Veprime urgjente duhet të ndërmerren për të ndalur ciklin vdekjeprurës të represionit dhe abuzimeve në Siri.

Koha e bisedave të thjeshta dhe shkrimeve mbi situatën e tmerrshme në Siri ka kaluar që moti, nëse marrim parasysh se ka shkuar mbi 12 mijë numri i njerëzve të vrarë gjatë më shumë se 16 muajve të protestave dhe përleshjeve”, tha En Herisën, Zëvendësdrejtore e Amnesty International për Programin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Hapa vendimtarë janë të nevojshëm për t’i dhënë fund ciklit të përgjakshëm të represionit dhe abuzimeve në kohën kur konflikti i armatosur ka gjasa të vazhdojë të përhapet me intensitet, theksoi Amnesty International me rastin e nisjes së konferencës ndërkombëtare në Paris me titull “Friends of Syria”.

Organizata kërkoi zbatimin e menjëhershëm të një embargoje për armët me qëllim ndalimin e transferit të armëve për qeverinë siriane, një referim të Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Siri drejtuar Prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe ngrirjen e aseteve për presidentin, Bashar Al Asad dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Në kohën kur po rriten raportet mbi abuzimin e njerëzve edhe nga anëtarët e opozitës së armatosur, shtetet duhet gjithashtu të ndalin transferimin e armëve për opozitën meqë ekziston rreziku që ato të përdoren për krime lufte dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut.

Amnesty International kërkon po ashtu praninë e vëzhguesve për të drejtat e njeriut në Siri për të monitoruar, hetuar dhe raportuar publikisht mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe shkelje të tjera masive të të drejtave të njeriut të kryera nga palët e përfshira në konflikt.

Koha për biseda të thjeshta dhe shkrime mbi situatën e tmerrshme në Siri ka kaluar që moti, nëse marrim parasysh se ka shkuar në mbi 12 mijë numri i njerëzve të vrarë gjatë më shumë se 16 muajve të protestave dhe përleshjeve”, tha Zëvendësdrejtorja e Amnesty International për Programin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, En Herisën.

Miqtë e Sirisë, të udhëhequr nga Franca, Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, shtetet arabe, Arabia Saudite dhe Katari, janë një grup kontakti që bashkojnë zyrtarët e organizatave ndërkombëtare, që mbledhin më shumë se 60 shtete-përfshirë shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe me qëllim koordinimin e përpjekjeve të Perëndimit dhe të Arabisë në dhënien fund të dhunës në Siri.

Ne presim që Miqtë e Sirisë të dalin nga takimi në Francë me një plan të qartë për t’u dhënë fund krimeve përmes ligjit ndërkombëtar dhe për ta vënë në vend drejtësinë, të vërtetën dhe dëmshpërblimin e plotë për viktimat”, theksoi Herisën.

Ata duhet ta zbatojnë ndikimin mbi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta referuar njëherë e përgjithmonë situatën në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për ta vendosur një embargo të armëve i cili do të ndalonte transferimin e armëve dhe ekipeve të ngasjhme për qeverinë siriane, dhe për të ngrirë asetet e presidentit, Bashar Al-Asad dhe bashkëpunëtorëve të tij kryesorë”.

Amnesty International beson se furnizimi me armë i luftëtarëve opozitarë në Siri për mbrojtjen e civilëve duhet të bëhet pas analizave të rrepta bazuar në informata objektive për të siguruar që ato armë të mos përdoren për kryerjen e krimeve.

Nëse ka rrezik potencial që armët të përdoren për të kryer krime lufte apo abuzime të tjera, transferimi duhet të ndalohet.

Ky kriter-i quajtur “Rregulli i Artë” për rregullimin e transfereve të armëve, është në qendër të negociatave të Kombeve të Bashkuara mbi një Marrëveshje gjithëpërfshirëse globale për Tregtinë me Armë, që po zhvillon punimet në Nju Jork.

Vendimi i fundit i Gjykatës Speciale për Siera Leonen kundër ish-presidentit të Liberisë, Çarlls Tejllër, vuri në pah se cilido zyrtar qeveritar ose person që u jep armë forcave qeveritare ose grupeve të armatosura opozitare e që është i vetëdijshëm për gjasat që ato armë të përdoren për të kryer krime kundër njerëzimit, do të mbahet përgjegjës penalisht për asistimin dhe mbështetjen e atyre krimeve.

Rusia, e cila së bashku me Kinën dy herë me radhë ka përdorur Veto-n kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Sirinë dhe e cila është furnizuesja më e madhe e armëve për Sirinë, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në takimin që po zhvillohet në Paris.

Abuzime nga të dyja palët

Përderisa pjesa më e madhe e krimeve janë kryer në Siri nga forcat e sigurisë së këtij vendi, gjatë më shumë se 16 muajve të protestave dhe përleshjeve, Amnesty International ka marrë një numër të madh të raporteve për abuzime serioze-përfshirë krime eventuale të luftës të kryera nga disa anëtarë të grupeve të armatosura opozitare, në mesin e të cilave edhe Ushtria për Lirimin e Sirisë (Free Syrian Army -FSA).

Amnesty International është duke analizuar raportet që thonë se grupet e armatosura opozitare në Siri janë përgjegjëse për një varg ekzekutimesh të anëtarëve të arrestuar të forcave të sigurisë së këtij vendi dhe për vrasjet të tjera, rrëmbimet e civilëve, torturat dhe keqtrajtimet, shfrytëzimin e fëmijëve në veprime ushtarake dhe përdorimin e mbledhjen e pakujdesshme të armëve.

Në situatat e konfliktit të armatosur, të gjitha palët, përfshirë grupet e armatosura opozitare, janë ligjërisht të obliguara të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Shkeljet serioze të këtij ligji përbëjnë krim të luftës.

Ne kemi dokumentuar krime kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Siri që pas masave që ndërmori qeveria në vitin e kaluar dhe pas luftimeve intensive ndërmjet forcave shtetërore e grupeve të armatosura opozitare në muajt e kaluar dhe kemi dëshmi se janë zbatuar krime të luftës”, tha En Herisën.

Nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara referon mbi situatën në Siri tek Gjykata Ndërkombëtare Penale, përgjegjësit nga të dyja palët për shumicën e krimeve serioze që përcaktohen si të tilla në ligjin ndërkombëtar mund të përballen me hetime dhe dënime”.

Amnesty International i kërkoi Miqve të Sirisë që t’i përmbushin obligimet e përbashkëta për të hetuar dhe dënuar krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e tjera dhe për të kërkuar zbatimin e ligjit universal mbi krimet në gjykatat vendore dhe me gjykime të drejta pa përdorimin e dënimit me vdekje.

Duke vendosur një hetim ndërkombëtar dhe një ekip të prokurorëve, Miqtë e Sirisë do ta përmirësonin efektshmërinë e hetimeve, mundësinë e arrestimeve dhe bashkëpunimin sa u takon dënimeve.

Organizata tha gjithashtu se çfarëdo plani për paqe në Siri duhet ta përjashtojë mundësinë e amnistimit ose masave të ngjashme rreth krimeve sipas ligjit ndërkombëtar.(e.p.)
XS
SM
MD
LG