Ndërlidhjet

logo-print

FMN: Ulet parashikimi i rritjes globale ekonomike


Fondi Monetar Ndërkmbëtar thotë se do ta ulë parashikimin e tij për rritjen globale ekonomike në vlerësimin tremujor, që do të publikohet më vonë këtë muaj.

Shefja e FMN-së, Kristinë Lagard, tha se parashikimi i rritjes globale do të jetë “diçka më i ulët” se sa që ishte menduar.

Në muajin prill, FMN-ja e kishte ngritur parashikimin e rritjes globale në shkallën vjetore prej 3.5% këtë vit, ndërsa 4.1% për vitin 2013.

Zonja Lagard ka refuzuar të thotë se cilat do të jenë të dhënat e reja dhe cilat shtete po ndikonin në uljen e vlerësimit për vitin 2012.

Rritja në pjesën më të madhe të ekonomive kryesore ka treguar shenja të ngadalësimit në muajt e fundit, pjesërisht për shkak të krizës së borxheve në Evropë.
XS
SM
MD
LG