Ndërlidhjet

logo-print

Urdhërohet hetim i ri për protestat në Egjipt


Presidenti i Egjiptit, Muhamad Morsi

Presidenti i Egjiptit, Muhamad Morsi

Presidenti i Egjiptit urdhëroi një hetim të ri rreth vrasjes së protestuesve anti-qeveritarë brenda 16 mujave të kaluar e që rezultuan me dëbimn nga pushteti të ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Agjencia e lajmeve AP bën të ditur se urdhëri për këtë u bë të enjtën mbrëma përmes një dekreti, i cili kërkon rishkimin e hetimeve dhe gjykimeve që ndërlidhen me vrasjen e diku një mijë protestuesve.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt njoftoi se një komitet prej 16 anëtarësh në përbërjen e të cilit janë gjykatës, prokurorë, policë dhe përfaqësues të ushtrisë e të viktimave do t’i raportojnë presidentit, Mohamed Morsi, brenda dy muajve.

Pjesa dërrmuese e protestave që nga rënia e Mubarakut kanë shënjestëruar ushtrinë, e cila mori pushtetin pas rrëzimit të presidentit.

Mubarak dhe ministri i tij i brendshëm janë dënuar me burg të përjetshëm për rolin e tyre në vrasjen e protestuesve që ishin kundër regjimit.
XS
SM
MD
LG