Ndërlidhjet

Rënie në tregjet evropiane


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Shqetësimet e reja mbi krizën e borxheve në Eruzonë dhe ekonominë globale shkaktuan një rënie të mprehtë në tregje të premtën.

Euro-ja ra përtej 1.23 dollarësh duke shënuar vlerën më të ulët brenda dy viteve duke bërë që stoqet evropiane të shënojnë një rënie të dukshme.

Me përfundimin e javës, indeksi Eurostoxx 20 humbi më shumë se dy për qind për shkak të shenjave për presione të sërishme mbi tregun e zhytur në borxhe të Spanjës dhe një raporti më të dobët se sa pritej për vendet e punës në Shtetet e Bashkuara.

Rënia në tregjet evropiane vjen një ditë para se Banka Qendrore Evropiane synon të rris besimin e investitorëve në Eurozonë duke ulur kamatat e interesit në një përqindje historike prej 0.75 për qindësh.
XS
SM
MD
LG