Ndërlidhjet

logo-print

Klinton, vizitë të papritur Afganistanit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe presidenti afgan, Hamid Karzai

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe presidenti afgan, Hamid Karzai

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton ka njoftuar se administrata e presidentit Obama e ka shpallur Afganistanin, aleat të madh të SHBA-së nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Njoftimi u bë në një konferencë për gazetarë të në pallatin presidencial në Kabul, pasi që Klinton arriti të shtunën në Kabul, në një vizitë të paparalajmëruar.

Vizita e saj vjen një ditë para një konference të donatorëve për Afganistanin, që mbahet në Tokio.

Kabuli shpreson që të sigurojë të paktën katër miliardë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë në konferencën e Tokios.

Përfaqësues nga rreth 70 vende dhe organizata do të kërkojnë garanci nga qeveria afgane që secila ndihmë do të shpenzohet siç duhet.
XS
SM
MD
LG