Ndërlidhjet

Dy serbë të vrarë në Talinovc


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjet, të premten mbrëma janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre zyrtarëve, M.J dhe L.J, bashkëshortë, janë gjetur të vdekur nga një fqinj, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të mbushur ujë, dhe më pas kishte lajmëruar organet e rendit rreth orës 20: 40.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se policia ka i ka ndërmarrë të gjitha masat në vendin e ngjarjes, ku kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për krime të rënda dhe ata rajonalë.

“Janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7. 62. Të dy viktimat e kanë vetëm nga një plagë vdekjeprurëse. Prokurori i qarkut gjithashtu ka dalë në vendngjarje. Ende është duke vazhduar ekzaminimi në vendin e ngjarjes, në perimetër më të gjerë. Për momentin, nuk kemi të arrestuar dhe as të dyshimtë, por kemi pista të mundshme, mbi të cilat janë duke u zhvilluar hetimet”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, mediet serbe kanë theksuar se bashkëshortët, të cilët janë vrarë të premten në Talinovc, kanë qenë serbë të kthyer në Kosovë në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG