Ndërlidhjet

Gordon: Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur


Filip Gordon

Filip Gordon


Një zyrtar i lartë amerikan i bëri thirrje Serbisë që të pranojë "realitetin" e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.

"As ne, as BE-ja nuk pret që Serbia të njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë", ka thënë ndihmës sekretari amerikan për çështjet Evropiane dhe të Euroa-Azisë Filip Gordon, në kuadër të një samiti rajonal që po mbahet në Dubrovnik.
"Megjithatë, Serbia do të duhet të kuptojë realitetin se Kosova është një vend demokratik, sovran, i pavarur e multi-etnik brenda kufijve aktualë, “tha ai.

"Beogradi duhet t’i japë fund mbështetjes për strukturat e paligjshme paralele dhe strukturat gjyqësore në pjesën veriore të Kosovës si dhe duhet të sigurojë lirinë e
lëvizjes për të gjithë,” ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG