Ndërlidhjet

logo-print

Birmani: Kërkohet lirimi i studentëve


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët në Birmani kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të udhëheqësve të studentëve, të arrestuar në aksionin më të madh, që nga fundi i regjimit të juntës ushtarake.

Të paktën 20 persona janë arrestuar në Birmani para përkujtimit të 50 vjetorit të shtypjes brutale ushtarake mbi studentët.

Kiau Ko Ko, kreu i Federatës së Unionit të Studentëve të Birmanisë tha se 23 persona u arrestuan gjatë aksionit që filloi të premten në mbrëmje.

Ky veprim ka ngjallur frikën se autoritetet kanë bërë një hap prapa nga reformat, të cilat e çuan bashkësinë ndërkombëtare që të lehtësojë disa sanksione ndaj ish vendit ushtarak.

Rreth 300 njerëz u mblodhën në Jangon të premten për të kujtuar fushatën e përgjakshme mbi studentët, që protestonin kundër sundimit ushtarak, protesta këto të filluara në Universitetin Jangon pesë dekada më parë.
XS
SM
MD
LG