Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga dënon vrasjen e dy qytetarëve serbë


Presidentja e Kosovës, AtifeJahjaga

Presidentja e Kosovës, AtifeJahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate për media, ka shprehur "indinjatën e saj të thellë" dhe ka dënuar vrasjen më armë zjarri të dy qytetarëve serbë të Kosovës, në fshatin Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj.

"Kjo vrasje makabre është akt kriminal i patolerueshëm në kundërshtim me vlerat e shoqërisë që po ndërton Kosova, si një shtet qytetar që respekton të drejtat dhe liritë e secilit individ dhe secilit komunitet", ka thënë presidentja Jahjaga.

"Institucionet e vendit janë të përkushtuara që të ndihmojnë dhe të garantojnë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, që të kthehen në shtëpitë e veta si realizim i një të drejte themelore të njeriut", thuhet në deklaratë.

Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon nga organet e ndjekjes që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kapin e të sjellin përpara drejtësisë autorët e vrasjes.
XS
SM
MD
LG