Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kosova në fazë të re shtetndërtimi


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka ndërtuar një shtet nga themelet duke u shndërruar në një storie të suksesit jo vetëm të qytetarëve dhe institucioneve të saj, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare e të Bashkimit Evropian.

Ai ka bërë këto komente në samitin Kroacia 2012, me temën “Shtetndërtimi dhe eksperiencat e BE-së”, i cili po zhvillohet në Dubrovnik.

Siç, njofton, Zyra për media e kabinetit të tij, Hoxhaj duke iu referuar faktit se Kosova tashmë ka arritur që të përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë, ka vlerësuar se pas këtij vendimi që është marrë në Vjenë, Kosova hyn në një faze të re të shtetndërtimit, e cila do të ndryshojë natyrën e shtetësisë së Kosovës, do të forcojë edhe më shumë institucionet vendase dhe do të hapë perspektiva të fuqishme në procesin e forcimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë tregon se Kosova është modeli më i suksesshëm i shtetndërtimit në Ballkan”, tha Hoxhaj.

Samiti Kroacia 2012, është konferenca e shtatë ndërkombëtare e organizuar nga Qeveria kroate ku marrin pjesë kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm si dhe përfaqësues të tjerë të lartë eminentë nga Evropa, Amerika Veriore dhe shtetet e Mesdheut, të cilët debatojnë për çështjet politike aktuale, aspektet ekonomike dhe të sigurisë si dhe për mundësitë e ndërtimit të një rajoni stabil dhe prosperues në Evropën Juglindore.
XS
SM
MD
LG