Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Akt i shëmtuar e i neveritshëm


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar vrasjen e dy qytetarëve me përkatësi etnike serbe, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt, duke e quajtur këtë akt të shëmtuar dhe të neveritshëm.

“Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit të vendit”, ka theksuar kryetari i Kuvendit, përmes një deklarate për media.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe që akterët sa më parë të marrin dënimin e merituar.
XS
SM
MD
LG