Ndërlidhjet

Përmbytje në Rusi, 87 të vdekur


Rusi
Rusi
Autoritetet ruse thonë se të paktën 87 njerëz kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, që çuan në përmbytje në rajonit jugor rus të Krasnodarit.

Autoritetet thanë se 76 njerëz janë gjetur në rrethin e Krimskit, ndërsa, nëntë të tjerë janë konfirmuar të vdekur në qytetin turistik të Detit të Zi, Gelendzhik dhe dy në portin e Novorosiskit.

Zyrtarët lokalë thonë se shumë nga viktimat vdiqën nga mbytja e shkatuar nga shiu i pandalshëm gjatë 24 orëve, i cili ka përmbytur rreth një mijë shtëpi.

Në rajonin e Krasnodarit është shpallur gjendje e emergjencës.

Ekipet e emergjencës janë dërguar nga Moska me aeroplan dhe helikopter.

Rreth një mijë shpëtimtarë janë përfshirë në kërkim të viktimave dhe në evakuimin e të mbijetuarve.
XS
SM
MD
LG