Ndërlidhjet

Përjashtohet motivi etnik i vrasjeve në Talinovc


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë përjashtuar motivin etnik si të mundshëm në vrasjen e çiftit Jevtiq në Talinovc të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se motivi etnik nuk ekziston.

“Ky (Milovan Jevtiq) ka qenë bashkëpunëtor i institucioneve të Kosovës. Ka qenë shumë aktiv, ka punuar për kthimin e serbëve dhe për bashkëjetesë. Ka qenë një bashkëpunëtor shumë i mirë i institucioneve. Nuk vjen në shprehje motivi etnik”, ka thënë Gashi.

Ai, gjithashtu, ka shtuar se Policia e Kosovës, ka pasur disa informacione dhe për shkak të dyshimeve lidhur me vrasjen në Talinovc, ka bastisur dy shtëpi. Sipas tij, është bastisur shtëpia e një serbi në Talinovc dhe e një shqiptari në Ferizaj, por nuk është gjetur asnjë gjurmë që do të ishte domethënëse për policinë.
XS
SM
MD
LG