Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e Tadiq shtrëngojnë duart në Dubrovnik


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci shtrengon duart me ish presidentin e Serbise, Boris Tadiq, Dubrovnik, 07 korrik 2012

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci shtrengon duart me ish presidentin e Serbise, Boris Tadiq, Dubrovnik, 07 korrik 2012

Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare "samiti i Kroacisë 2012" që mbahet në Dubrovnik, janë takuar ish presidenti serb, Boris Tadiq me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, një takim që mediat e kanë vlerësuar si historik.

Megjithaatë, Tadiq, ka thënë se shtrëëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t'i zgjidhin.

"Sa për duarshtrëngimin me kryeministrin e Kosovës Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme e edhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë", tha Tadiq në një deklaratë telefonike për agjencinë serbe Tanjug.
XS
SM
MD
LG