Ndërlidhjet

logo-print

Granatime siriane, vriten dy libaneze


Kufiri siriano-libanez

Kufiri siriano-libanez

Policia libaneze tha se dy vajza janë vrarë dhe 10 persona tjerë janë plagosur nga granatimet dhe hedhja e një rakete. Granatimet kanë ardhur nga territori i Sirisë.

Agjencia libaneze e lajmeve raportoi se disa shtëpi janë goditur në rajonin e Uadi Kaledit, pasi që më shumë se 20 granata kanë rënë në rajon, duke shkaktuar ikjen e banorëve.

Në Siri, televizioni shtetëror tha se “grupe terroriste janë përpjekur” që të infiltrohen në provincën e Homsit.

Në raport thuhet se forcat siriane kanë vrarë “dhjetëra terroristë”.

Incidenti vjen pasi që të hënën nga Libani u hodh një raketë në Siri, duke plagosur dy policë kufitarë srianë, gjë që shtyri të shtëna hakmarrëse nga forcat siriane.

Incidenti më 2 korrik, shënoi herën e parë që Agjencia për Sigurinë e Përgjithshme të Libanit raportoi se ka pasur të shtëna nga Libani në territorin e Sirisë.
XS
SM
MD
LG