Ndërlidhjet

Libianët vërshojnë në votime, disa sabotojnë


Kreu i Keshillit Kombetar te Libise, Mustafa Abdel Xhelili, ne qendren e votimit ne Al-Baida, 7 korrik, 2012

Kreu i Keshillit Kombetar te Libise, Mustafa Abdel Xhelili, ne qendren e votimit ne Al-Baida, 7 korrik, 2012

Libianët votuan në zgjedhjet parlamentare, të parat të lira në 60 vjet.

Në Tripoli, banorët dolën në turma për të hedhur votat për parlamentin me 200 ulëse.

Votuesit kanë zgjedhur mes partive duke filluar nga ato islamike deri të partitë laike, me një total prej rreth 3 mijë e 700 kandidatëve konkurrues.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Nuri al-Abar tha se 94 përqind të vendvotimeve janë hapur, por aktet e sabotimit, kryesisht në lindje të vendit, penguan hapjen e 101 qendrave të votimit.

Qindra protestuan të premten në Bengazi për shkak se në rajonin e tyre lindor janë caktuar vetëm 60 vende në kuvend, krahasur me 102 sa i ka rajoni perëndimor, ku gjendet dhe Tripoli.

Megjithatë, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë lavdëruar zgjedhjet.

“Ne tashmë e shohim se problemet janë në proporcion të vogël me qendrat e votimit, dhe nuk do të minojnë besueshmërinë e përgjithshme të zgjedhjeve”, tha Ian Martin, i dërguari i OKB-së në Libi si dhe kryesues i Misionit Mbështetës të OKB-së në Libi.

Edhe senatori amerikan, Xhon Mekein ka përgëzuar libianët.

“Kemi dalë herët në qendrat e votimit dhe kemi përcjellë njerëzit, të cilët të entuziazmuar ushtronin të drejtën fundamentale të njerëzve- nëse dëshironi demokraci- ajo ka të bëjë me zgjedhjet korrekte. Ka pasur disa probleme në pjesën lindore të vendit, jam informuar se shumica e atyre problemeve është zgjidhur”, tha senatori amerikan Xhon Mekein, i cili ka qëndruar në Tripoli në kapacitetin e vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare.
XS
SM
MD
LG