Ndërlidhjet

Daçiq: Prania e Tadiqit në samit "enigmë"


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb Boris Tadiq ka shkaktuar zemërim në Serbi.

Ata u takuan në samitin rajonal në Dubrovnik të Kroacisë.

Në herët, ish presidenti serb ka refuzuar të takojë zyrtarët e larët të Kosovës, sikurse edhe të marrë pjesë në takimet rajonale ku kosovarët kanë qenë, po ashtu të pranishëm.

Mandatari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se prania e Tadiqit në samit është një "enigmë", dhe e pyeti ish liderin serb që të qartësojë politikat e tij tani që ai që është një zyrtar i opozitës.

Mediat e kanë cilësuar historik gjestin e duarshtrëngimit, por vetë Tadiq ka refuzuar ta quajë të tillë. Kryeministri Thaçi nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me takimin.
XS
SM
MD
LG