Ndërlidhjet

Zhbogar reagon ndaj vrasjes së çiftit serb


Samuel Zhbogar
Samuel Zhbogar
Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e çiftit serb Milovan and Lilana Jevtiq.

“Kam dëgjuar me shqetësim të madh për vrasjen e çiftit serb të Kosovës në Ferizaj, të premten në mbrëmje. Është thelbësore që ky krim të hetohet në mënyrë të duhur, që të qartësohen rrethanat dhe motivet dhe të kapen autorët e rastit”, ka thënë Zhbogar, duke shfaqur besimin se autoritetet policore dhe të prokurorisë së Kosovës me mbështetjen e EULEX-it do të bëjnë gjithçka për të zgjidhur rastin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjeç, të premten në mbrëmje janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë përjashtuar motivin etnik si të mundshëm në vrasjen e çiftit Jevtiq.
XS
SM
MD
LG