Ndërlidhjet

Gordon viziton Beogradin


Filip Gordon
Filip Gordon
Ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane Filip Gordon arrin të dielën në Beograd, në një vizitë dy-ditëshe, gjatë së cilës do të takohet me preidentin Tomisllav Nikolliq, liderin e demokratëve, Boris Tadiq dhe mandatarin e qeverisë së re, Ivica Daçiq.

Ai gjatë kësja vizite, do t’ua përçojë zyrtarëve serbë mbështetjen e SHBA-së për formimin e qeverisë së re, nga e cila pritet që të ketë një orientim evropian si dhe të forcojë marrëdhëniet me fqinjët, në veçanti me Kosovën.

Ai qëndron në Beograd në kuadër të një turneu nga 6 deri më 12 korrik, gjatë të cilit ka vizituar Francën, Kroacinë, ndërsa vazhdon me Serbinë, Kosovën dhe Qipron.

Një ditë më parë, në samitin në Dubrovnik të Kroacisë, Gordon i bëri thirrje Serbisë që të pranojë "realitetin" e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.

"As ne, as Bashkimi Evropian nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë", ka thënë Gordon.
XS
SM
MD
LG