Ndërlidhjet

Obama: Zgjedhjet në Libi, "moment tjetër historik"


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama ka përgëzuar Libinë për zgjedhjet e saj të para të lira në dekada, duke e quajtur këtë një “moment tjetër historik” në tranzicionin e vendit drejt demokracisë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet për parlamentin 200 anëtarësh ishet 60 për qind.

Ashtu si në Egjipt dhe Tunizi, islamikët shpresojnë se do ët arrijnë që të vendosen në pushtet edhe në Libi, ku iu nënshtruan shtypjes gjatë sundimit laik të Muamer Gadafit.

Dhuna ka përcjellë zgjedhjet në pjesën lindore të trazuar të vendit, ku raportohet për një të vrarë dhe dy të plagosur.

Disa banorë lindorë bojkotuan zgjedhjet dhe protestuesit dogjën kutitë e votimit në 14 nga 19 qendrat e votimit në qytetin lindor të Ajdabijas.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Libi janë mbajtur në vitin 1964, pesë vjet para puçit ushtarak të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG