Ndërlidhjet

Donatorët premtojnë 16 miliardë dollarë për Kabulin


Pjesëmarrësit në Konferencën e Donatorëve për Afganistanin, Tokio, 8 korrik, 2012

Pjesëmarrësit në Konferencën e Donatorëve për Afganistanin, Tokio, 8 korrik, 2012

Donatorët ndërkombëtarë në takimin në Tokio premtuan të dielën rreth 16 miliardë dollarë ndihmë për zhvillimin e Afganistanit deri në vitin 2015.

Donatorët gjithashtu u zotuan të vazhdojnë ndihmat për Kabulin deri në vitin 2017, në ose pranë niveleve të dekadës së kaluar.

Konferenca e së dielës, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, kishte për qëllim mbushjen e hendekut mes asaj që Kabul merr nga ekonomia që mezi funksionon dhe asaj që duhet për t’u zhvilluar në një vend të qëndrueshëm.

Në këmbim të ndihmës, Kabuli ka premtuar se do ta frenojë korrupsionin dhe do të zbatojë reformat ekonomike.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka siguruar se Afganistani “do të mbetet i palëkundur në angazhimet në këtë partneritet historik."
XS
SM
MD
LG