Ndërlidhjet

Fillon DokuFest-i


DokuFest mbi Lumbardhin e Prizrenit, korrik 2012
DokuFest mbi Lumbardhin e Prizrenit, korrik 2012
Në Prizren është hapur edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest.

Ceremonia e Hapjes në Kino Lumbardhi filloi me shfaqjen e filmit “5 Broken Cameras” të regjisorëve Emad Bornat dhe Guy Davidi.

Në kohë të njëjtë, tri kinema tjera iu bashkuan festës.

Kinemaja mbi Lum shfaqi filmin Chasing Ice dhe “Half a Revolution”, Kino Kalaja shfaq filmin “Only the Young: nga regjisorët Jason Tippet, Elizabeth Mims dhe “Marina Abramoviç: The Artist is Present”.

Ndërsa, kinemaja e re, Kino Europa filloi jetën me këtë edicion të DokuFest-it me shfaqjen e filmit “Crulic: The path tobeyond” nga regjisorja Anca Damian Rumuni.

Koncertet live DokuNights u hapen te Mullini, me performancën e grupit të njohur nga Sarajeva, Emir and the Frozen Camels.

Organizatorët e DokuFest-it, kanë paralajmëruar se në këtë edicion do të shfaqen 160 dokumentarë dhe filma të shkurtër dhe se më shumë se 200 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë do të arrijnë në Prizren këtë javë.
XS
SM
MD
LG