Ndërlidhjet

Klinton: Ndalimi i dhunës në Siri shmang "sulmin katastrofik"


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se qeveria e Sirisë ka një shans të mirë për të shmangur atë që ajo e quajti një "sulm katastrofik" po që se përfundon shpejt dhunën dhe fillon tranzicionin politik.

Klinton tha se regjimi i Bashar Asadit duhet të pranojë se i ka ditët e numëruara dhe se nuk ka asnjë dyshim se forcat opozitare të Sirisë po rriten dhe po bëhen më efektive.

Ajo tha se muaji i kaluar ishte më vdekjeprurësi për popullin sirian në revoltën 16-mujore kundër Asadit.

Klinton ka bërë këto komente në Tokio, në margjinat e një konference ndërkombëtare donatorësh për Afganistanin.

I dërguari i veçantë i OKB-së në Siri, Kofi Anan, ndërkaq, pranoi në një intervistë botuar të shtunën, se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje politike ndaj përshkallëzimit të dhunës në Siri, kanë dështuar.
XS
SM
MD
LG