Ndërlidhjet

Putin kërkon hetime për përmbytjet

  • RFE /RL



Presidenti rus Vlladimir Putin ka kërkuar të kontrollohen paralajmërimet për përmbytjet.

Putin ka folur pas vizitës në bregdetin e Detit të Zi, ku më shumë se 140 njerëz vdiqën nga vërshimet.

Putin ka urdhëruar hetuesit që të zbulojnë nëse autoritetet lokale u kishin dhënë banorëve paralajmërime të mjaftueshme për ndërmarrjen e masave të sigurisë.

Të reshura të shiut, sa bien mesatarisht për dy muaj, kanë rënë vetëm për disa orë në rajonin Krasnodar.

Agjencia shtetërore e rezervave të ujit ka hedhur poshtë pretendimet se shpërthimi i një rezervuari ka qenë përgjegjës për përmbytjet e rënda në Krymsk.

Zyrtarët thanë se porti i Detit të Zi, Novorosisk, i mbyllur nga përmbytjet, mund të hapet të dielën.(a.i.)
XS
SM
MD
LG