Ndërlidhjet

Anan arrin në Damask


Kofi Anan
Kofi Anan
Zëdhënësi i të dërguarit të OKB-së për Sirinë tha se Kofi Anan ka arritur në Damask për të biseduar me presidentin sirian Bashar Asad.

Deklarata e lëshuar nga zëdhënësi Ahmad Favzi, nuk jep detaje të agjendës së Ananit në Damask.

Vizita vjen një ditë pasi që Anan pranoi se, përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje politike për dhunën në Siri, kanë dështuar.

Vizita ndodh, gjithashtu në kohën kur sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton paralajmëroi të dielën se koha po ikën për ta shpëtuar Sirinë nga një "sulm katastrofik".

Anan është konsideruar të jetë arkitekti i planit më të shquar ndërkombëtar për t'i dhënë fund krizës 16 mujore në Siri, nga e cila aktivistët thonë se kanë mbetur të vrarë mbi 14 mijë persona.
XS
SM
MD
LG