Ndërlidhjet

Serbët e veriut kritikojnë Tadiqin


Mitrovicë
Mitrovicë
Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës ka vlerësuar se takimi i ish presidentit serb Boris Tadiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, është vazhdim i politikës së dëmshme të Partisë Demokartike në rrugën ka njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Në të njëjtën ditë, kur janë vrarë bashkëshortët Liljana dhe Milovan Jevtiq, ish presidenti i Serbisë i ofron dorën, përqafohet e puthet me Hashim Thaçin, organizatorin e spastrimit etnik të serbëve”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli.

Siç vlerësohet “takimi vëllazëror” me Thaçin, nënkupton vazhdim të politikës së Partisë Demokratike të Tadiqi, e cila me pranimin e planit të Ahtisarit, pranimin e EULEX-it dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka dhënë kontribut të madh në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Konferenca ndërkombëtare "Samiti i Kroacisë 2012" në Dubrovnik, ka mundësuar takimin mes ish presidentit serb, Boris Tadiq dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, të cilin mediat e vlerësuan si takim historik.

Zyrtarët dhe politikanët e Beogradit e kanë bojkotuar zyrtarisht takimin e liderëve rajonalë të vendeve të Evropës Juglindore në Dubrovnik, duke iu shmangur kështu çfarëdo njohjeje zyrtare të pavarësisë së Kosovës.

Serbia refuzon që të marrë pjesë në takimet ku janë të pranishëm edhe liderët kosovarë, në shenjë kundërshtimi ndaj shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Tadiq, që ka humbur zgjedhjet presidenciale në muajin maj, kundrejt kandidatit nacionalist Tomisllav Nikolliqit, më parë ka shmangur ndonjë kontakt direkt me politikanët e lartë kosovarë.
XS
SM
MD
LG