Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Mlladiqit


Ish-komandanti i ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq
Ish-komandanti i ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq
Gjykimi për krime lufte i ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiq, pritet të vazhdojë gjatë ditës.

Mlladiq akuzohet për gjenocid për shkak të rolit që ka pasur në rrethimin e Sarajevës dhe për orkestrimin e vrasjes së 8 mijë burrave e djemëve boshnjakë në Srebrenicë më 1995.

Prokurorët e Tribunalit të Hagës pritet ta ftojnë në foltorën e dëshmisë, dëshmitarin e parë, Elvedin Pasiq.

Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës se si i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.

Dëshmia e Pasiqit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqëndrohet në rrethimin e Sarajevës prej 1993 deri më 1995.
XS
SM
MD
LG