Ndërlidhjet

Qeveria greke fiton votëbesimin


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Qeveria e re në Greqi fitoi një mocion votëbesimi në parlament pas publikimit të planeve se do të përshpejtojë privatizimin dhe se do të nxisë reformat ekonomike.

Qeveria e koalicionit tre-partiak e kryeministrit, Antonis Samaras, pritej edhe ashtu ta fintonte këtë votëbesim meqë ka shumicën prej 179 nga 300 deputetët.

Kundër mocionit ishin 121 deputetë.

Para votimit, Samaras bëri thirrje për unitet në kohën kur vendi po përballet me një gjendje të rëndë ekonomike.

Ai kritikoi partinë kryesore opozitare Syriza, e cila e pat akuzuar atë për mosmbajtjen e premtimit në rinegociimin e pakos së shpëtimit që vendi ka marrë nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG