Ndërlidhjet

Karzai: Askush s’është mbi ligjin


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, duke hyrë në konferencën në Tokio

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, duke hyrë në konferencën në Tokio

Presidenti afgan, Hamid Karzai, u zotua për më shumë punë në luftimin e korrupsionit duke thënë se askush në qeverinë e tij nuk është mbi ligjin.

“Ka disa që mund të jenë të ndërlidhur me ata në qeverinë afgane e që nuk bën të jenë imunë. Ka të tjerë që kanë kontrata të majme me partnerët tanë ndërkombëtarë, që fitojnë shumë para e që përmes ndikimit të atyre parave e blejnë ndikimin në Afganistan. As këta nuk bën të përjashtohen”, tha ai.

Komentet e tij presidenti afgan i bëri gjatë një konference për media në Tokio pasi që donatorët ndërkombëtarë thanë se do ta mbështesin Afganistanin me 16 miliardë dollarë.

Që nga viti 2002, Kabuli zyrtar ka marrë 60 miliardë dollarë, por korrupsioni mbetet ende në nivel shqetësues.
XS
SM
MD
LG